Politike

“PengBasha të kthehet andej nga erdhi”/ Berisha u LËSHON mesazhe deputetëve të PD-së: Mos pranoni asnjë lloj bashkëpu

21 Shtator 2021, 17:25 Nga DOSJA
“PengBasha të kthehet andej nga erdhi”/ Berisha u LËSHON

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike. Nga Fieri, ai ka kërkuar që asnjë prej tyre të mos i pranojë urdhërat e kryedemokratit Lulzim Basha për të bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama.

PJESË NGA BISEDA:

Qytetari: Tani kemi punë me Bashën, jo me Ramën. Ka rrezik të më njohësh. Eskorta jote ka ardhur pas kalit tim.

Berisha: PengBasha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk e ka bërë kush kurrë një partie, atë që bëri ky. Ndofta ai ka akumuluar ndaj meje. Se unë ia thosha gjithçka, që të isha zëri juaj. Po për ju bëja gjithçka që ai të fitonte, pa më shkuar mendja se është aparimor dhe i pabesë. Bëri akt amoral. Po pse Amerika vlerëson pabesinë? Nuk vlerëson kush në botë. Ne jemi komb i besës. Ne e kemi një veçanti. Nuk mund ta bëjë se i them që të jemi kështu. Uroj që të dorëzojë mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Thirrje deputetëve të PD-së. Shpreni lirshëm mendimet tuaja, por asnjë lloj bashkëpunimi të diktuar nga Basha me Edi Ramën mos pranoni. Sepse ne jemi në proces, ti mbarojmë proceset tona dhe të shprehni vullnetin tuaj e pastaj të ecim. Asnjë lloj vendimi të Bashës për të bashkëpunuar dhe shkelmuar mbi PD-në mos pranoni. Për të tjera jeni të lirë të shprehni mendimet, se unë iu respektoj.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Fier/ Berisha-ambasadores Kim: Dosje ka, por janë shpifje! Basha u morr peng, të lërë mandatin. Deputetë të PD-së, mos pranoni marrëveshje me Ramën!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne fier aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne fier

Sondazh

Poll