Aktualitet

21 Shtator 2021, 19:32 Nga DOSJA

GREQI– Motra e 21-vjeçarit Erdi Rushitaj, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik ka bërë me dije detaje të tjera. Në një intervistë për mediat greke, Desara u shpreh se i riu e kishte blerë mjetin vetëm 5 muaj më parë.

“Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tonë të vogël. Është shumë e vështirë për të gjithë ne. Ne morëm vesh se çfarë kishte ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Na ishin fikur celularët dhe ata erdhën këtu.  Ajo që na ka ndodhur është tragjike. Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë. Ai e donte shumë atë. Kur e solli për ta parë unë u shqetësova aq shumë sa i mora çelësat. Ai më lutej t’ia jepja, derisa në një moment i gjeti dhe i mori vetë. Ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm. Ai gjithashtu ka një makinë, por ai e donte këtë motor,”- tha ajo e tronditur.

Ata kishin shkëmbyer disa mesazhe para aksidentit: Herën e fundit kemi komunikuar me mesazhe. Në ato të fundit ku nuk mora asnjë përgjigje shkrova “Ku je … kur do të vish?” më kishte shkruar më herët: “Kur do të kthehesh në shtëpi?” Ai më shkruajti se ishte në punë dhe unë iu përgjigja,kini kujdes dhe shkoni në shtëpi.

“Me siguri do të shkojmë në Shqipëri për funeralin e tij për të qenë pranë nënës tonë. Motra jonë tjetër jeton në Shqipëri me nënën tonë, të cilën e kemi mbajtur me ilaçe që kur e mori vesh. Ne gjithashtu humbëm babanë në një moshë të re. Vëllai ynë ishte shumë punëtor, punonte sepse i pëlqente jeta e mirë. Kishte ëndrra për jetën. Kur isha shtatzënë dhe nuk punoja, ai punoi dhe më ndihmoi,”-shtoi ajo.

I riu shqiptar ndërroi jetë pak ditë më parë, rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti pritet të sqarohen nga hetimi paraprak, ndërsa do të caktohet një ekspert. Në të njëjtën kohë, janë kërkuar teste toksikologjike për të përcaktuar nëse shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet  elvis xhaferri desara rushitaj ergi rushitaj  elvis xhaferri desara rushitaj ergi rushitaj

Sondazh

Poll