Politike

Mbyllet mes përplasjeve protesta e opozitës, Basha i prerë: Beteja vazhdon

8 Qershor 2019, 09:19 Nga DOSJA
Mbyllet mes përplasjeve protesta e opozitës, Basha i prerë:

TIRANË- Opozita e bashkuar ka zhvilluar për rreth tre orë protestën e tetë kombëtare para Kryeministrisë dhe Kuvendit kundër qeverisë Rama. Ditën e sotme ishte paralajmëruar një protestë e dhunshme, por me një skenar që devijoi pak minuta para nisjes.

Presidenti Ilir Meta, anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, vendim që u përshëndet nga Lulzim Basha. Nga Berati, kryeministri Edi Rama tha se presidenti kishte gabuar dhe se zgjedhjet do të zhvilloheshin më 30 qershor.  Ndërkohë lajmi për deklaratën e Metës, është pritur me brohoritje nga kampet opozitare të PD dhe LSI.

Në fjalën e tij në protestë,  krye demokrati Lulzim Basha tha se kjo është një fitore e opozitës dhe qëndresës së protestuesve të saj, ndërkohë që bëri me dije se beteja vazhdon.

(B.B.F.G. K.M. A.B./ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha protesta e opozites protesta e opozitës 8 qershor 2019 shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ilir meta lulzim basha protesta e opozites protesta e opozitës 8 qershor 2019 shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll