Aktualitet

Dy shtëpi me kanabis në Britani! Arrestohen 4 shqiptarë, dy vëllezërit morën me vete dhe kushëririn, priten të dalin par

21 Shtator 2021, 07:27 Nga DOSJA
Dy shtëpi me kanabis në Britani! Arrestohen 4 shqiptarë, dy

BRITANI– Katër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë britanike pasi kultivonin kabanis në dy ferma në Mutley dhe Keyham.

Ishin oficerët e policisët ata që zbuluan të rinjtë në datë 25 gusht, teksa ishin nisur drejt Plymouth. Dy burra, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan nën dyshimin e shpërndarjes së kanabisit: 36-vjeçari Fatjon Kurmekaj dhe vëllai i tij 34-vjeçari Fatmir Kurmekaj.

Oficerët më pas kryen dy bastisje në prona, Kingsley Road në Mutley dhe Warleigh Avenue në Keyham, duke çuar në arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë, 20-vjeçari Adrian Kurmekaj, kushëriri i dy burrave të arrestuar dhe 29-vjeçari Teslim Mahmutaj.

Policia tha se gjeti një sasi të madhe të bimëve kanabis në të dy pronat. Të katërt u dërguan në paraburgim dhe më pas do të paraqiten në Gjykatën e Plymouth Crown më 27 shtator.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2021, 21:44

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosu...