Aktualitet

Shkrumbohen gjatë natës dy makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, zbulohet emri i pronarit

21 Shtator 2021, 06:40 Nga DOSJA
Shkrumbohen gjatë natës dy makina në Vlorë, dyshohet

VLORË– Dy makina janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë, në  Selenicë të Vlorës. Mësohet se mjetet e djegura janë në pronësi të një personi të të identifikuar si Tomor Karçani. Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 03:17, teksa mjetet ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës.

Nuk dihet ende shkaku që ka ndezur flakët, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet kanë nisur dhe pritet që Karçani të japë deklaratë në polici për dyshimet paraprake që mund të ketë.

Njoftimi i policisë: Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjen dy makina në vlorë tomor karcani digjen dy makina në vlorë tomor karcani

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2021, 21:44

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosu...