Aktualitet

Parandalohet sulmi kibernetik! Në rrezik serveri, SHÇBA sqaron: E kuptuam në kohë, IT po punojnë për rritjen e sigurisë

20 Shtator 2021, 18:20 Nga DOSJA
Parandalohet sulmi kibernetik! Në rrezik serveri, SHÇBA sqaron: E

TIRANË– Sulm kibernetik në serverin e të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA). Lajmi është konfirmua nga vetë SHÇBA, pasi me anë të një njoftimi zyrtar kanë bërë me dije se kanë arritur që të parandalojnë tentativën për sulm kibernetik, pikërisht në serverat qendrorë të institucionit.

Mirëpo sinjali është kapur në kohë dhe sulmi është bllokuar për të mos lejuar asnjë rrjedhje të dhënash që ka të ruajtur institucioni. Në njoftim, gjithashtu theksohet se pas sulmit, për të shtuar sigurinë në rast përsëritjeje, specialistët e IT po punojnë për rritur vështirësinë për të deportuar e për të pasur akses tek të dhënat.

Njoftimi i PLOTË:

Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit. Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090.

(k.m/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2021, 14:25

GREQI– Modelja e njohur Elena Polychronopoulou dhe partneri i saj ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës, duke dërguar në pra...