“O Zot amin, po e lagu fituam”/ Përgjimet në telefon “djegin” fermerët e hashashit në Kryezi, lutesh
20 Shtator 2021, 18:47Nga DOSJA
“Do zoti po lëshon shi,”- lutej në telefon me bashkëbiseduesin një nga banorët e fshatit Kryezi, një lutje që ndërkohë po përgjohej me urdhër të prokurorisë së Tiranës dhe që nuk kishte lidhje me asgjë tjetër përveçse me mirërritjen e hashashit. Lutjes së Kadri GJoshit që më pas u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë nën akuzën për kultivim droge, bashkëpunëtori i tij i përgjigjet ‘O Zot amin, po e lagu fituam”.
Dosja që zbuloi copëza droge të mbjella mes tre fshatrave çoi nën akuzë për shpërdorim detyre edhe një kryeplak, Dashamir Hasanin, i cili ka rol aktiv mbasi në një moment përpara se të mbërrinte policia ai i ankohet Lulzim Cullajt se e kishin prerë në besë.
Cullhaj nga provat e mbledhura del se është personi që siguroi fidanët dhe më tej bashkëveproi me banorët e fshatit Kryezi për gjetjen e tokës dhe të kultivuesve. Hetimet e shumta tregojnë se në të gjithë vendin janë arrestuar 13 kryepleq, katër prej të cilëve në fshatrat e Tiranës.
Më e fundit që është vënë nën hetim për drogë është Abaz Gjediku, kryeplak i fshatit Shëngjin, teksa më herët pati të njëjtin fat edhe ai i Zallbastarit dhe Vorës.
Dosja hetimore e fshatit Kryezi tregon se si kultivuesit flasin në telefon të shqetësuar për vizitën e beftë që do t’ju bënte pas pak orësh policisë. Është i dyshuari Xhemal Hidri që i thotë në telefon të akuzuarit Erdit Muca, “90 përqind do kesh kontroll të hënën” dhe më pas e porosity të heqë armën nga shtëpia.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Në Shqipëri, shumica socialiste pritet të nisë së shpejti përgatitjet për realizmin e ndryshimeve kushtetuese për të zgjatur mandatin e institucioneve që kryejn...
SHBA – Kryeministri Edi ama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë pas betimit të qeverisë “Rama3”.Kryeministri ka qënë i shoq...
TIRANË- 7 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë! Ministria e Shëndetësisë, në bilancin e 24 orëve të fundit ka bërë me dije se k...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me automjetin e fundit që ka marrë në përdorim kryeministri Edi Rama. “FaxNews” ka mësuar se kompania, të c...
TIRANË– Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e ma...
Aktualitet20 Shtator 2021, 14:25
GREQI– Modelja e njohur Elena Polychronopoulou dhe partneri i saj ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës, duke dërguar në pra...