Zgjatja e mandatit të vettingut/ VOA: Nëse PS dhe PD nuk bien dakord, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të bëhe
20 Shtator 2021, 18:43Nga DOSJA
Në Shqipëri, shumica socialiste pritet të nisë së shpejti përgatitjet për realizmin e ndryshimeve kushtetuese për të zgjatur mandatin e institucioneve që kryejnë rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Këtë e bëri të ditur sot kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në mbledhjen e kryesisë së këtij grupi.
Në Qershor të vitit të ardhshëm përfundon mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe i Komisionerëve publikë. Idea e shumicës, siç e bëri të ditur javën e shkuar dhe ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është që mandati të zgjatet deri në përfundim të të gjithë procesit të rivlerësimit. Por për këtë do të duhet dhe konsensusi i opozitës e cila ka kritikuar mënyrën e zbatimit të reformës duke hedhur akuza se procesi po kontrollohet nga qeveria.
Pak ditë më parë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se për këtë çështje, ku përfshihet dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, po shihen disa opsione. Nëse nuk bihet dakort për shtyrjen e mandatit atëherë rivlerësimi do të duhet të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët.
Deri tani, i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit, pak më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA – Kryeministri Edi ama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë pas betimit të qeverisë “Rama3”.Kryeministri ka qënë i shoq...
TIRANË- 7 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë! Ministria e Shëndetësisë, në bilancin e 24 orëve të fundit ka bërë me dije se k...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me automjetin e fundit që ka marrë në përdorim kryeministri Edi Rama. “FaxNews” ka mësuar se kompania, të c...
TIRANË– Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e ma...
Aktualitet20 Shtator 2021, 14:25
GREQI– Modelja e njohur Elena Polychronopoulou dhe partneri i saj ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës, duke dërguar në pra...
ITALI-Një shqiptar 26-vjeçar është arrestuar ditën e djheshme, pasi akuzohet për grabitje dhe rezistncë ndaj një zyrtari publik. Ilgiorno shkruan se ai a...