Aktualitet

“Kam kryer krime edhe në Shqipëri”/ Inskenoi vrasjen e tij, Davide Pecorelli për mediat: Kam folur me prokurorët, ata do

20 Shtator 2021, 18:58 Nga DOSJA
“Kam kryer krime edhe në Shqipëri”/ Inskenoi vrasjen e

ITALI“Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh. Në Shqipëri kam kryer edhe krime. Por unë i thashë gjithçka prokurorit Petruzzelli dhe prokurorit Cantone, ata do t’jua bëjnë të ditura detajet,”-tha Davide Pecorelli. Një intervistë e gjatë, pasi doli nga Prokuroria me zë të dridhur, Pecorelli u kërkoi mediave që të kishin kujdes me etikën.

“Unë kam katër fëmijë, tre prej tyre janë ende të mitur, ju lutemi bëni punën tuaj në mënyrë profesionale”.

Ndër të tjera në fjalën e tij, ai u shpreh se: Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam kryer gjithsesi krime, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por unë nuk do të jem ai që dp t’i tregojë. Unë kurrë nuk do të jem më  sipërmarrës në Itali. S’kam kontaktuar me asnjë prej familjarëve më parë.

Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe siguruar dokumente rumune. Por, mbetja pa para, do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin. Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë, midis Umbira dhe Toskana, por para se të intesifikonte zhdukjen, këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike, duke hyrë në borxhe dhe sipërmarrje të tjera dhe me vetë sipërmarrjen e shtetit.

Makina u gjet e shkrumbuar me 6 janar, ndërsa brenda ishin vendosur disa eshtra që megjithëse uk rezultuan asnjëherë të Pecorelli, vonuan hetimin për disa muaj për shkak të analizave të ADNS-së. Biznesmeni tashmë pritet t’i kërkohen sqarime në Itali në lidhje me mënyrën se si u kthye atje, pasi sajoi zhdukjen në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll