Atentati ndaj “Dodës” në Elbasan, arrestohet bashkëpunëtori i tretë në krim, Florind Shabani
20 Shtator 2021, 17:04Nga DOSJA
GJERMANI– Florind Shabani është personi i tretë i arrestuar për vrasjen e oficerit të policisë Roland Rexhepi, i njohur ndryshe si ‘Doda’. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2009 në Elbasan.
Shabani, i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, u arretua në Gjermani. Burimet bëjnë me dije se ai pritet të ekstradohet derjt Shqipërisë nga shteti gjerman, si dhe t’i ofrohet mundësia e bashkëpunimit me drejtësinë, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Elbasan.
Dy personat e tjerë të arrestuar për ngjarjen, Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, momentalisht po vuajnë dënimin në Shqipëri për krimin e kryer. Tafa është dënuar me 23 vite burg, ndërsa Llakaj me 24 vite. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.
Atentati mafioz ndaj Roland Rexhepit u realizua më 23 korrik të vitit 2009, duke e lënë të vdekur në vend. Rexhepi u qëllua me breshëri plumbash dhe vrasja e tij u konsiderua një atentat i mirëorganizuar. Identifikimi i autorëve të ngjarjes u bë nëpërmjet krahasimit të provave të ADN-ve përkatëse të autorëve, të gjetura në vendngjarje, si bishta cigaresh, motor dhe kapuç.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- 7 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë! Ministria e Shëndetësisë, në bilancin e 24 orëve të fundit ka bërë me dije se k...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me automjetin e fundit që ka marrë në përdorim kryeministri Edi Rama. “FaxNews” ka mësuar se kompania, të c...
TIRANË– Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e ma...
Aktualitet20 Shtator 2021, 14:25
GREQI– Modelja e njohur Elena Polychronopoulou dhe partneri i saj ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës, duke dërguar në pra...
ITALI-Një shqiptar 26-vjeçar është arrestuar ditën e djheshme, pasi akuzohet për grabitje dhe rezistncë ndaj një zyrtari publik. Ilgiorno shkruan se ai a...
TIRANË– Një autobus i linjës së Uzinës në kryeqytet është përfshirë në një aksident në Rrugën e Elbasanit, në zonën e njohur si kryqëzimi i “Shtatë X...
TIRANË – 35 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë fundjavës pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Mësohet se 18 persona janë arres...
BULQIZË– Muharrem Plaku, minatori i cili u gjet i vdekur pas 6 ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë është dërguar pranë fa...
Ata ulin sytë përpara gjykatësve. Herë shfaqen të turpëruar, ndonjëherë të penduar, por që të gjithë janë njësoj. Të dehur apo esëll, ata dalin para gjykatës pë...