Politike

‘Me çfarë e kërcënoi Amerika?”/ Ristani ngre PIKËPYETJE: Bashës s’ju hap barku për PD-në, shantazhi ka

20 Shtator 2021, 19:51 Nga DOSJA
‘Me çfarë e kërcënoi Amerika?”/ Ristani ngre

TIRANË– Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka ngritu pikëpyetje lidhur me arsyet se përse kryedemokrati Lulzim Basha vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Në fjalën e tij në emisionin “Open”, Ristani tha se Basha është shantazhuar personalisht nga SHBA-të, duke shtuar se ka qenë vetë kryedemokrati ai që kundërshtonte Amerikën për reformën në Drejtësi.

“Vinin ambasadorët na mbanin mbledhje për reformën në drejtësi se nuk pranonte Lulzim Basha. Nëse ka një anti-amerikan në PD, është vetëm ai. Ne ishim të gjithë pro reformës, kundër ishte vetëm Basha. Shantazhi ka qenë personal. Se nuk iu hap barku Lulzim Bashës për izolimin e PD-së. Më çfarë e shantazhoi? Nuk e pranoj dot që ta shantazhojnë, çfarë ka bërë që të jetë i shantazhueshëm?,”-tha Ristani.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ristani lulzim basha arben ristani lulzim basha

Sondazh

Poll