Politike

Basha thërret në zyrë kreun e PD në Fier, Noka tregon detaje për “Foltoren”: Takimi i nesërm do të jetë më

20 Shtator 2021, 19:10 Nga DOSJA
Basha thërret në zyrë kreun e PD në Fier, Noka tregon detaje

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha kishte thirrur sot në zyrë kreun e PD-së së Fierit.

Takimi është zhvilluar një ditë para mbajtjes së “Foltores” në këtë qytet nga Berisha, ndërkohë që Noka ka shprehur pritshmëri të larta për takimin. Në studion e “Çim Peka Live”, ai bëri me dije se strukturat janë të gjitha gati për takimin.

Basha sot ka thirrur në takim në zyrë kreun e PD ne Fier. Sepse ka thënë vetë që Berisha po të më vijë edhe në 2 të natës e pres. Kur e pret ai, ata i janë përgjigjur pse të mos e presim ne? Ai është histori. Unë jam nga mëngjesi në darkë në kontakt me strukturat. Takimi i nesërm do të jetë më i shkëlqyeri ndonjëherë në Fier. Demokratët e Fierit mezi po presin. Tek lideri aktual ka humbur besimi. Nuk beson kush se ai sjell PD-në drejt fitores,”-tha Noka.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike flamur noka sali berisha ne fier flamur noka sali berisha ne fier

Sondazh

Poll