Debatet brenda mbledhjes së Kryesisë! PD bën SQARIMIN: Basha në asnjë moment se ka etiketuar anëtarësinë si anti-amerika
20 Shtator 2021, 16:10Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar për debatin e zhvilluar në mbledhjen e Kryesisë së grupit parlamentar, mes deputetit Flamur Noka dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Në sqarimin e lëshuar nga PD, sqarohet se kryetari i demokratëve nuk e ka etiketuar në asnjë moment anëtarësinë si antiamerikane. Madje, sipas zyrës së selisë blu e gjitha po trillohet për t’u keqpërdorur për interesa personale. Edhe njëherë në sqarim, nga ana e PD citohet Basha, i cili pak ditë më parë tha se SHBA-të janë aleatë të PD-së dhe askush nuk mund ta cënojë bashkëpunimin mes tyre.
Deklarate e Partise Demokratike
Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale. Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka komentuar të dhënat e Eurostat që tregonin se 13.5% të shqiptarëve nuk kanë mundësi të plotësojnë...
TIRANË- Dosja.al ka zbuluar detaje të tjera nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku ka pasur përplasje mes kryedemokratit Lulzim Basha...
TIRANË– Agron Gjekmarkaj do të jetë drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës. Pas dorëheqjes së Mark Markut nga mandati i deputetit...
TIRANË– Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar e Partisë Demokratike e cila kishte nisur prej orës 12:30. Enkelejd Alibeaj u shpreh se në mbledhje d...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë paralajmërimin e parë ndaj deputetëve në Partinë Demokratike, duke u shprehur qartë: S’do të lejoj asnjë g...
TIRANË- Debate të forta janë zhvilluar brenda dyerve të mbyllura të selisë së Partisë Demokratike. Mësohet se ka qenë deputeti Flamur Noka, ai që është për...
TIRANË– Nënkryetari i LSI, deputeti Petrit Vasili, komentoi zhvillimet e fundit politike në në News24. Vasili tha se LSI nuk po bën përpjekje dhe as ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon turin e takimeve me anëtarësinë e Partisë Demokratike në Fier. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkr...