Politike

“Do fillojmë punën menjëherë”/ Ministri Çuçi paralajmëron nisjen e reformës në polici, ambasadori gjerman i dorëzo

20 Shtator 2021, 19:18 Nga DOSJA
“Do fillojmë punën menjëherë”/ Ministri

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi paralajmëron nisjen e reformës në Policinë e Shtetit, duke bërë me dije se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimin që do të bëhet në tërësi të strukturave. Gjatë ditës së sotme, ministri Çuçi priti në një takim ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf, i cili i dorëzoi raportin e Policisë Federale.

“Sot pata kënaqësinë që takimin e parë pas betimit si Ministër i Brendshëm në kabinetin e ri qeveritar ta kisha me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z.Peter Zingraf. Më dorëzoi zyrtarisht raportin e Qeverisë Federale për riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimi që do të bëjmë në tërësi në Policinë e Shtetit. Sikundër e bëra me dije në Kuvend kur prezantova Programin për Sigurinë, do të fillojmë menjëherë punën me partnerët gjermanë për ta çuar përpara edhe këtë prioritet. Raporti që më dorëzoi ambasadori është një udhërrëfyes me vlerë tejet të rëndësishme”, shprehet Çuçi.

Asistencën e Policisë Federale ministri Çuçi e përmendi edhe në Kuvend teksa po mbahej seanca për votimin e qeverisë së re, ku edhe  evidentoi4 elementët që sipas tij do të jenë fokusi i këtij mandati të tretë në Programin për Sigurinë: Mbrojtja e territorit, forcimi i rendit dhe i sigurisë, ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe thellimi i luftës kundër çdo forme të krimit të organizuar dhe fenomeneve të jashtëligjshme. Për kriminalitetin tha Çuçi, objektivi është që të ulet nën mesataren e vende të BE-së, duke shtuar se në çdo kryqëzim rruge do të vendosen kamera sigurie.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi bledi çuçi

Sondazh

Poll