Politike

‘Anëtarësia është ndarë në…’/ Paralajmërimi i Bashës: S’lejoj grupe anti-SHBA. Berisha “injoron”

20 Shtator 2021, 17:37 Nga DOSJA
‘Anëtarësia është ndarë në…’/

TIRANË– Mbledhja e Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate, por duket se nuk kanë të ndalur reagimet. Gjatë mbledhjes u raportuar për përplasje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka lidhur me përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës. Ky i fundit e akuzoi se Basha e kishte përçarë anëtarësinë me vendiin për përjashtimin e Berishës, duke sjellë edhe një paralajmërim të fortë nga ana e Bashës.

fjalën e tij, ashtu siç u raportua gjerësisht në media, Basha tha se: Në PD nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime anti-amerikane! Pak pas përfundimit të mbledhjes, një reagim erdhi nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, ku sqarohet se Basha në asnjë moment nuk e kishte konsideruar anëtarësinë e PD-së si një grupim anti-amerikan. Madje, sipas zyrës së selisë blu e gjitha po trillohet për t’u keqpërdorur për interesa personale

“Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale. Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve,”-thuhet në deklaratën e plotë.

Por në të gjithë vorbullën e debatit nuk ka munguar as reagimi i “mollës së sherrit” në takimet e fundit mes demokratëve, liderit historik Sali Berisha. Edhe ky i fundit ka komentuar fjalën e Bashës brenda mbledhjes, duke e injoruar totalisht sqarimin e bërë nga zyra e PD-së në njoftimin për mediat. Duke e cilësuar edhe njëherë si ish-kryetar Lulzim Bashën, Berisha nuk i kursen as komentet e tjera.

“Miq, ish-kryetari sot shpalli non-grata bazën e partisë! Sb,”-shkruan në postimin e tij ish-kryeministri.

POSTIMI I BERISHËS:

Që prej përjashtimit të Berishës, PD ka nisur “vlimin”. Lideri historikka nisur takimet me demokratët, ndërsa Basha përsërit se aleanca me PD dhe SHBA do të jetë e paprekshme. Ndërkohë që dhe një pjesë e deputetëve janë të ndarë. Larg kolegëve të PD-së qëndrojnë Flamur Noka, Edi Paloka dhe Tritan Shehu, të cilët përgjatë ditëve të fundit janë parë nën shoqërinë e Berishës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll