Aktualitet

EMRAT/ Pas autopsisë, trupi i minatorit dërgohet pranë familjarëve/ Prokuroria nis hetimet, dy PISTAT kryesore, inxhinieri t

20 Shtator 2021, 07:24 Nga DOSJA
EMRAT/ Pas autopsisë, trupi i minatorit dërgohet pranë

BULQIZË– Muharrem Plaku, minatori i cili u gjet i vdekur pas 6 ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore. Trupi i pajetë i Muharrem Plakut u gjet mbrëmjen e një nate më parë dhe më pas u dërgua në morgun e spitali Bulqizë për të kryer autopsinë.

Për vdekjen e minatorit janë shoqëruar në komisariat Inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti. Dosja.al ka mësuar se ata janë Veli Losha dhe Saba Hasani.

NJOFTIMI:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur me datë 15.09.2021, ku si pasojë e shembjes së një masivi materiali (minerali e inerte), mbeti i bllokuar në një galeri kromi shtetasi M.P., 60 vjeç, pas disa ditësh pune të pandërprerë për pastrimin e galerisë, rreth orës 23.50, datë 19.09.2021, u bë e mundur gjetja e trupit dhe nxjerrja e tij nga galeria. Për ngjarjen e mësipërme është ndaluar nga Policia drejtuesi teknik i një subjekti minerar, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë tekniku i subjektit minerar.Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi i shtetasit V. L., 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë Drejtues teknik) si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 54 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë Teknik miniere), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 15.09.2021, në një nga nënkatet e një subjekti minerar, është shembur një masiv materiali dhe për pasojë ka humbur jetën 60 vjeçari (punëtor në minierë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

I bllokuar prej 6 ditësh brenda minierës së Bulqizës! Marrin FUND kërkimet, gjendet trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet muharrem plaku muharrem plaku

Sondazh

Poll