Aktualitet

Inskenoi vrasjen e tij dhe u zhduk për 9 muaj, Davide Pecorelli nën 2 akuza në Shqipëri! Prokuroria e Pukës: Shkatërroi pr

20 Shtator 2021, 11:56 Nga DOSJA
Inskenoi vrasjen e tij dhe u zhduk për 9 muaj, Davide Pecorelli nën 2

PUKË– Davide Pecorelli është akuzuar nga Prokuroia e Pukës për shkatërrim prone me zjarr dhe shkatërrim varresh. Këto dy akuza vijnë pas gjetjes së një mjeti të djegur i cili brenda tij kishte një kufomë. Dyshohet se biznesmeni italian ka marrë një kufomë në varret e Pukës, e ka futur në mjetin që mori me qera dhe e ka djegur. Të gjitha këto u bënë në mënyrë që të besohej se ai kishte ndërruar jetë në mënyrë që ti shmangej borxheve që kishte në Itali.

Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe siguruar dokumente rumune. Por, mbetja pa para, do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin. Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë, midis Umbira dhe Toskana, por para se të intesifikonte zhdukjen, këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike, duke hyrë në borxhe dhe sipërmarrje të tjera dhe me vetë sipërmarrjen e shtetit.

U dyshua se vdiq në Pukë! Pasi u gjet i gjallë në ishullin Elba, prokuroria merr në pyetje biznesmenin, Davide Pecorelli. Borxhet e biznesit e ‘fundosën’, jetoi me frikë larg familjes

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli prokuroria e pukes davide pecorelli prokuroria e pukes

Sondazh

Poll