Aktualitet

Përplaset me pemën, ndërron jetë 21-vjeçari shqiptar në Itali! Dedikimi prekës i ekipit: E kujtojmë si të sjellshëm, i

20 Shtator 2021, 11:44 Nga DOSJA
Përplaset me pemën, ndërron jetë 21-vjeçari shqiptar

ITALI– Devinson Bregu është 21-vjeçari shqiptar i cili ka humbur jetën në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu u përplas me makinën e tij tip ‘Smart’ me një pemë, përplasje që rezultoi fatale për të.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në via Piave në Cerreto Guidi, midis Lazzeretto dhe kryeqytetit, më 19 shtator. ‘Gonews.it’ raporton se ky lajm ka qënë goditje e rëndë për nënën Albina dhe për vëllain Louis. I riu kishte mbushur 21 vjeç më 18 maj. Bregu banonte në Empoli, aty ku ndoqi shkollën ​​dhe ku luajti gjithashtu në një ekip lokal, Ponte a Elsa.

Ekipi i tij i bëri një dedikim në Facebook: “Ne e kujtojmë atë si një fëmijë që ishte gjithmonë i sjellshëm me të gjithë, i shprehim ngushëllime të gjithë familjes së tij, një puthje të madhe vëllait të tij Louis, gjithashtu atlet i shoqatës sonë sportive. një përqafim të fortë nga të gjithë  Ponte a Elsa “.

 

 

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet devinson bregu devinson bregu

Sondazh

Poll