Aktualitet

Zvicra ashpërson masat për qytetarët që hyjnë në vend, të pavaksinuarit duhet të bëjnë dy teste PCR

20 Shtator 2021, 12:34 Nga DOSJA
Zvicra ashpërson masat për qytetarët që hyjnë në

ZVICËR-  Zvicra ka ashpërsuar rregullat anti-Covid në lidhje me hyrjen e turistëve, ose personave shqiptarë në vend. Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme, qeveria zviceriane ka vendosur që personat e vaksinuar në mënyrë që të hyjnë në Zvicër, duhet të plotësojnë një formular, dhe më pas të paraqesin çertifikatën e vaksinimit ose çërtifikatën që kanë kaluar Covid-19. Ndërsa të pavaksinuarit, duhet që të plotësojnë formular, të paraqësin një test PCR, si dhe pas 7 ditësh, të bëjnë një test PCR (me pagesë) të dytë në Zvicër.

Njoftimi i Plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga sot, data 20 shtator 2021, Qeveria Zvicerane ka vendosur rregulla të reja për hyrjet në këtë shtet. Më konkretisht: Të vaksinuarit ose të shëruarit duhet: Të plotësojnë formularin për hyrje në Zvicër: https://swissplf.admin.ch/formular. Të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose certifikatën që kanë kaluar COVID-19, jo më vonë se 6 muajt e fundit.

Të pavaksinuarit apo të pashëruarit duhet: Të plotësojnë formularin për hyrje në Zvicër (https://swissplf.admin.ch/formular) Të paraqesin një test negativ (PCR ose Antigjen) në kufi, pavarësisht se nga vijnë apo me çfarë mjetesh udhëtojnë. Pas katër deri në shtatë ditë qëndrimi në Zvicër, duhet bërë dhe një test tjetër i detyrueshëm (me pagesë) si dhe të paraqitet rezultati pranë autoriteteve lokale.

Nga këto rregulla përjashtohen: Udhëtarët ndërkufitarë; Shoferët; Kalimi tranzit; Fëmijët nën moshën 16 vjeç përjashtohen nga testi.

Autoritetet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna, që aplikohen aktualisht në Zvicër, si dhe ato të certifikuara të njohura nga EMA dhe OBSH.

Nga data 20 shtator 2021, të gjithë personat që janë vaksinuar dhe shëruar jashtë vendit me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) dhe që janë rezidentë në Zvicër ose që po hyjnë në Zvicër, mund të marrin një certifikatë Zvicerane Covid-19. Aktualisht vetëm certifikatat e vendeve që aplikojnë sistemin digjital të certifikatës Covid-19 të BE-së, janë në përputhje me sistemin zviceran. Këtu përfshihet dhe Shqipëria.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covid hurja ne zvicer regullat anti-covid covid hurja ne zvicer regullat anti-covid

Sondazh

Poll