Aktualitet

U dyshua se vdiq në Pukë! Pasi u gjet i gjallë në ishullin Elba, prokuroria merr në pyetje biznesmenin, Davide Pecorelli. B

20 Shtator 2021, 06:37 Nga DOSJA
U dyshua se vdiq në Pukë! Pasi u gjet i gjallë në ishullin

ITALI– Prokuroria italiane ka marrë në pyetje biznesmenin Davide Pecorelli, i cili u gjet i gjallë dy ditë më parë, teksa ishte shpallur në kërkim në Shqipëri që në ditët e para të janarit. Ndërkohë që familjarët e kërkonin të vdekur në Shqipëri dhe Itali, biznesmeni u gjet i gjallë në një gomone në shtetin fqinj, ku po përpiqej të jetonte në fshehtësi larg vëmendjes së të gjithëve, ndoshta për shkak të borxheve të shumta që kishte marrë për shkaqe biznesi.

Gjëja e parë që ka thënë vetë Pecorelli kur është përballur me kamerat, është se duhet të takonte fëmijët. Në momentin që gazetari i TGCom afrohet për ta pyeturr, Pecorelli, i veshur me një palë pantalloa të shkurtra, kapuç, syze dhe maskë anti-Covid, largohet me nxitim, duke thënë se duhet të shkojë tek fëmijët.

Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe siguruar dokumente rumune. Por, mbetja pa para, do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin. Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë, midis Umbira dhe Toskana, por para se të intesifikonte zhdukjen, këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike, duke hyrë në borxhe dhe sipërmarrje të tjera dhe me vetë sipërmarrjen e shtetit.

Makina u gjet e shkrumbuar me 6 janar, ndërsa brenda ishin vendosur disa eshtra që megjithëse uk rezultuan asnjëherë të Pecorelli, vonuan hetimin për disa muaj për shkak të analizave të ADNS-së. Biznesmeni tashmë pritet t’i kërkohen sqarime në Itali në lidhje me mënyrën se si u kthye atje, pasi sajoi zhdukjen në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli davide pecorelli

Sondazh

Poll