Blindohet kufiri me Serbinë, pas vendimit për vendosjen e reciprocitetit njësitë speciale të policisë së Kosovës vendose
20 Shtator 2021, 07:33Nga DOSJA
KOSOVË- Pas vendimit mbi vendosjen e reciprocitetit nga qeveria e Kosovës mbi automjetet me targa serbe, njësitë e specializuara të policisë janë vendosur në Jarinjë, pikën kufitare me Serbinë.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është parë duke shkuar drejt pikave kufitare në Veri, kjo në bazë të vendimit të sotëm për vendosjen e targave të përkohshme në pikat kufitare për çdo automjet me targa serbe që do të hyjë në territorin kosovar.
Në disa pamje të publikuara nga indeksi online shihen disa mjete të blinduar me forca policore të cilat i drejtohen pikës kufitare me Serbinë.
Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcaktonte që të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Sipas marrëveshjes, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë ato në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe. Në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futeshin lirshëm pa procedura shtesë në Kosovë.
Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.
SHBA– Bashkësia ndërkombëtare me shumë gjasa nuk e arrin dot objektivin për kufizimin e ngrohjes globale deri në 1,5 gradë Celcius. Një raport i ri i Agje...
GJERMANI- Kur u betua, në nëntor të vitit 2005, Merkel vështirë se mund ta ketë ditur se sa do t’i formësonin krizat dhe ngjarje të ndryshme veprimet e sa...
SHBA- Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive tha të dielën se ai beson se miliona amerikanë, të cilët tashmë janë vaksinuar plotësisht kundër koronav...
Zyra e presidentit të Malit të Zi akuzoi të dielën autoritetet e Moskës dhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi. Zyr...
MOSKË- Një rënie e lehtë e partisë së qendrës së djathtë, “Rusia e Bashkuar”, e cila mbështet Vladimir Putinin, e një rritje dramatike e Partisë Komuniste....
AFGANISTAN– Disa gra afgane kanë mbajtur këtë të dielë protesta në Kabul, për njohjen e të drejtave të tyre. Ato kërkojnë tu lejohet të shkollohen dhe të ...
Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021. Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ...
SOMALI– Terroristët e grupit Al-Shabaab, të lidhur me Al-Kaedan, organizuan këtë të dielë një shpërthim të madh në aeroportin qëndror të Somalisë. Sipas r...