Bota

‘Protestën nuk ua ndalojmë, por rrugën duhet ta lironi’/ Polici i Kosovës i drejtohet shqip protestuesve serbë

20 Shtator 2021, 08:00 Nga DOSJA
‘Protestën nuk ua ndalojmë, por rrugën duhet ta

KOSOVË– Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.

Një vendim i tillë ka sjellë reagimin e qytetarëve serb të cilët kalojnë përmes pikës kufitare të Jarinjës, ku në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën.

Në një video të publikuar nga mediat në  gjuhën serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.

Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

Lajmi kryesor/ Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin! Nga sot çdo mjet me targa serbe ndalohet të hyjë në territorin e saj

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll