Bota

‘Ajo është një udhëheqëse, jo një pasuese’, liderët botërorë vlerësojnë figurën e kancelares gjermane 16

20 Shtator 2021, 06:46 Nga DOSJA
‘Ajo është një udhëheqëse, jo një

GJERMANI- Kur u betua, në nëntor të vitit 2005, Merkel vështirë se mund ta ketë ditur se sa do t’i formësonin krizat dhe ngjarje të ndryshme veprimet e saj politike.

Tony Blair, kryeministër i Britanisë së Madhe, 1997 – 2007, thotë “ajo është një zgjidhëse problemesh. Është menaxhere e çdo situate”.

Kurse George W. Bush, presidenti I SHBA-së në 2001-2009, thotë “ajo është një njeri shumë i matur dhe i sjellshëm. Angela Merkel është një udhëheqëse, jo një pasuese”.

Merkel di të dëgjojë dhe është e vetëpërmbajtur

Gjithnjë e më tepër, Angela Merkel u përball me situate që kërkonin aftësime situate që kërkonin aftësi negociuese të nivelit të lartë. Për shembull: kriza financiare e vitit 2008. Pas problemeve me euron në Greqi, vend anëtar i BE-së, Merkel u detyrua të gjejë një kompromis midis interesave gjermane dhe europiane. Gjatë krizës në Ukrainë, Merkel dh eish-presidenti francez, Francois Holland bashkuan forcat për të ulur Moskën dhe Kievin në tryezën e bisedimeve.

Dimitri Medvedev, president i Rusisë, 2008 – 2012, thotë “sipas mendimit tim, ajo zotëron një tipar të veçantë që është i mirë për një negociator dhe për politikanët në përgjithësi. Së pari, ajo di të dëgjojë. E dyta: ajo është e vetëpërmbajtur”.

Merkel ndryshon mendje lidhur me multikulturalizmin

Kur bëhet fjalë për luftën në Siri, Merkel ishte e pafuqishme. Por kur miliona refugjatë arritën në Evropë si rezultat i kësaj lufte, ajo u dha mbrojtje shumë prej tyre në Gjermani.

Motoja jonë për këtë situatë duhet të jetë: Ne kemi arritur shumë, prandaj mund t’ia dalim mbanë!” – tha Merkel asokohe, kur të gjithë po mbyllnin kufijtë e vendeve të tyre për të parandaluar hyrjen e emigrantëve.

Edhe pse e dinte se po rrezikonte ajo bëri hapin e guximshëm. “Deklarata ‘Ne mund t’ia dalim mbanë – Wir schaffen das” ishte një kthesë vërtet e jashtëzakonshme politike. Merkel doli në kundërshtim me atë që kishte thënë në vitet e mëparshme, duke vënë në pikëpyetje idenë e saj mbi multikulturalizmin, për mundësinë e një shoqërie multikulturore. Më e rëndësishmja, ajo e zhyti politikën europiane të migrimit në kaos.” – thotë Niall Ferguson, historian pranë Stanford University

Më pas vijuan zërat në rritje të populistëve dhe nacionalizmit. Në vitin 2016, Mbretëria e Bashkuar vendosi të largohej nga Bashkimi Europian. Menjëherë pas kësaj, presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, i vuri në provë marrëdhëniet transatlantike. Reputacioni i Merkelit si mbrojtëse e vlerave liberale u rrit.

Masa drastike për të kontrolluar pandeminë

Por kundërshtarët më të ashpër të Angela Merkel ishin të padukshëm. Ajo vendosi masa drastike për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit. Në luftën kundër ndryshimit të klimës, megjithatë, kancelarja shpesh veproi me’ gjysmë zemre.’

‘Epoka Merkel’ po merr fund. Me të po largohet nga skena ndërkombëtare një politikane, e cila preferoi të negociojë në vend që të debatojë me kundërshtarët politikë. Ajo mbështeti bashkëpunimin dhe jo qëndrimet kundërshtuese./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel dimitri medvedev francois holland george w. bush tony blair angela merkel dimitri medvedev francois holland george w. bush tony blair

Sondazh

Poll

Bota 19 Shtator 2021, 20:02

Si përcaktohet një vdekje nga COVID-19?

Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021. Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ...