Aktualitet

19 Shtator 2021, 17:14 Nga DOSJA

DURRËS– Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Thumanës, ku tre makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Shkak për aksidentin është bërë një ‘BMW’ e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita që me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar. I riu ka përplasur dy mjete të tjera, Benz-in e drejtuar nga 61-vjeçarin Bashkim Qira dhe makinën tip ‘Volkswagen’, të drejtuar nga Kristina Allko. Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne thumane durres aksident ne thumane durres

Sondazh

Poll