Aktualitet

Kultivonin kanabis në parcela/ Arrestohet 47-vjeçari në periferi të Tiranës, i përfshirë edhe nipi i tij. Procedohet krye

19 Shtator 2021, 16:10 Nga DOSJA
Kultivonin kanabis në parcela/ Arrestohet 47-vjeçari në

TIRANË– Finalizohet operacioni anti-drogë në Zall- Bastar, ku në pranga ka rënë 47-vjeçari, Farit Dedej, i cili në bashkëpunim me nipin e tij, kishin kultivuar një sasi kanabisi. Në kuadër të operacionirt të koduar “SHËNGJINI Vogël ZALLBASTAR”, përveç prangosej së 47-vjeçarit, Policia ka proceduar penalisht nipi A.Dedej, ndërsa nuk ka shpëtuar as kryeplaku i fshatit, Abaz Gjediku. Bazuar në njoftimin e Policisë, bimët e kanabisit kishin arritur lartësi deri në 1.5 metër, të cilat u dogjën nga Policia. Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit u gjetën 3 radio marrëse-dhënëse, që përdoreshin gjatë kohës që shërbenin në parcel; një thikë; 4 telefona dhe veshje që i përdornin për t’u kujdesur për bimët narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vazhdon puna e pandërprerë e strukturave te Komisariatit Policisë nr.4, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në kultivimin e bimëve narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “SHËNGJINI Vogël ZALLBASTAR” u ndalua shtetasi: 1- Ferid Dedej, 47 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njesisë Administrative Dajt Tiranë. Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: 2- A. Dedej, 17 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njësisë Administrative Dajt Tiranë; 3- Abaz Gjediku, 53 vjeç, banues në Shëngjin i Vogël njësia Administrative Zallbastar, me detyrë kryetar (kryeplak) i fshatit, për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Ndalimi shtetasit Ferid Dedej, u bë pasi në bashkëpunim me nipin e tij të mitur A.Dedej (të cilin e ka shtyrë në krim), në vendin e quajtur “Shëngjini Vogël Zallbastar, janë autorët e kultivimit të një sasie të bimëve të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Cativa”, me lartësi deri në 1.5 metër, nga të cilat u asgjësuan, në vendin e ngjarjes, me anë të djegies. Në vijim të veprimeve procedurale gjatë kontrollit banesës së shtetasit Ferid Dedej, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 3 (tre), radio marrëse dhënëse, që përdoreshin nga autorët gjatë kohës që shërbenin në parcele. – 1 (një), armë e ftohtë thikë, – 4 (katër), telefona celularë. – disa veshje që shtetasit, kanë përdorur për t’u kujdesur për bimët narkotike. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “shtytje të miturit në krim”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “prerje paligjshme e pyjeve”, “shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284/2 , 248, 279, 205, dhe 129 të Kodit Penal.

(km/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni shëngjini vogël zallbastar operacioni shëngjini vogël zallbastar

Sondazh

Poll