“Lëre kafen, ik te shpia!” Vrasja e dyfishtë në Divjakë, vëllai i Hekuran Rrasës: Armën e kishte me leje, nuk e rriht
18 Shtator 2021, 17:44Nga DOSJA
DIVJAKË– Vëllai i Hekuran Rrasës ka treguar për mediat se krimin e dyfishtë e ka mësuar pasi ka dëgjuar krismat e armës dhe ka shkuar në banesën e të vëllait, i cili kishte ndërruar jetë bashkë me bashkëshorten. Ai tregon më tej se amrën e krimit, një çifte, Hekuran Rrasa e kishte me leje, por sistemi nuk e nxjerr sepse është shumë e vjetër.
Sipas të vëllait, 58-vjeçari nuk ushtronte dhunë ndaj gruas, por ata kanë pasur probleme ekonomike. Ai tregon më tej se ka lajmëruar edhe nipin, djalin e vetëm të çiftit Hekuran dhe Fëllënxë Rrasa dhe i ka thënë të lërë kafen e të shkojë në shtëpi.
“Çfarë dini ju di edhe unë. Më lajmëruan se ka ndodhur diçka dhe shkova. Kanë pasur probleme ekonomike. Punonin, por kishin probleme. Unë di që armën e ka pas me leje, po s’e nxjerr sistemi se është shumë e vjetër. Nipin e lajmërova unë. Po pinte kafe, i thashë lëre kafen dhe hajde shpejt te shtëpia,”- shprehet vëllai i autorit të krimit të dyfishtë.
TIRANË– Një grup qytetarësh dhe studentësh kanë protestuar kundër vendimit për vaksinim të detyruar. Të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, me bluzat ...
LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë rret...
TIRANË– 2 mijë e 574 humbje jete, 12 mijë e 772 raste aktive me Covid-19 dhe 146 mijë e 827 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që n...
TIRANË– Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli në mbledhjen e tij të parë të punës si kryetar i qeverisë në mandatin e tretë, krijimin e një agjencie...
TIRANË– 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në njoft...