Aktualitet

VIDEO/ “Rezisto, STOP”, qytetarët protestojnë kundër vaksinimit të detyruar, marshojnë në Tiranë

18 Shtator 2021, 17:38 Nga DOSJA
VIDEO/ “Rezisto, STOP”, qytetarët protestojnë kundër

TIRANË– Një grup qytetarësh dhe studentësh kanë protestuar kundër vendimit për vaksinim të detyruar. Të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, me bluzat me mbishkrimin “Rezisto”, qytetarët kundërshtojnë vaksinimin me detyrim që sipas tyre është është shkelje e të drejtës së njeriut.

“Stop vaksinimit me detyrim,”– thuhet në banderolën e madhe me të cilën qytetarët kanë bërë një marshim në bulevardin kryesor të Tiranës. Mes protestuesve ishte edhe avokati Altin Goxhaj e Sazan Guri.

Arsimtarët dhe studentët janë kategoritë e para që janë vendosur të vaksinohen me detyrim, në të kundërt, nuk do të mund të punojnë apo ndjekin mësimet në auditore.

Pas tyre, punonjësit e administratës dhe të kompanive private janë të radhës që do të vaksinohen me detyrim.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder vaksinimit ne tirane proteste kunder vaksinimit ne tirane

Sondazh

Poll