Politike

Tërmetet në Korçë, Rama ‘urdhëron’ bashkitë: Secila të marrë përsipër një shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për termetin në Korçë. Ai tha se ka kërkuar nga Bashkitë që secila të marrë përispër një shtëpi.
Featured image of article: Tërmetet në Korçë, Rama ‘urdhëron’ bashkitë: Secila të marrë përsipër një shtëpi Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në një kafe elektorale në njësinë nr. 10 në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gjatë bisedimeve, kryeministri Rama ka kërkuar që një pjesë e fondeve të fushatës së PS-së të përdoren për restaurimin apo ndërtimin e shtëpive për banorët e Floqit në Korçë, të prekur nga tërmetet.

Po ashtu, ai tha se çdo bashki do të marrë përsipër të ndërtojë një shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Çdo bashki do të marrë përsipër një shtëpi. U thashë që një pjesë të fondeve tona të fushatës, t’i fusim aty. Edhe si PS të japim kontributin tonë. Më mirë t’i fusim aty, se sa t’i bëjmë postera lekët”, u shpreh Rama.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment