Bota

Lajçak: Kosova nuk ka arkiva të UÇK-së, këtu kemi ardhur të normalizojmë gjendjet

17 Shtator 2021, 15:55 Nga DOSJA
Lajçak: Kosova nuk ka arkiva të UÇK-së, këtu kemi

KOSOVË- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka folur në lidhje me takimet që ka mbajtur gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Gazeta Ekspress shkruan se Lajçak në lidhje me çështjen e arkivave, e cila ka ngjallur interes në takimin e fundit mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç. Lajçak tha se Bislimi i ka thënë atij se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiva shtetërore.

“Nuk ka pasur diskutime speficike për arkivat, ka pasur rikonfirmim se nuk do të ketë pengesa nga palët për të pasur kyçje në arkiva kjo është çfarë është thënë edhe para një viti. Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkivë shtetërore të Kososvës”, tha Lajçak.

Në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Abin Kurti për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, ai refuzoi që ta komentoj.

“Nuk do të komentoj në deklarata të askujt sepse jemi këtu të normalizojmë marrëdhniet dhe nuk bëj asnjë koment publik për këtë”, tha ai.

Ai në fund të fjalës së tij, shtoi se në Kosovë diskutoi për datat e ardhshme të takimit me zyrtarët serb, të cilët gjthashtu do t’i bisedojë edhe në Beorgrad.

“Ne diskutuam për datat e mundshme të takimit të ardhshëm me zyrtarët shtetërorë të Kosovës për të cilat do t’i diskutoj edhe në Beograd. Është e rrezikshme të flitet për një afat kohor të arritjes së marrëveshjes, çfarë është e rëndësishme është se dy palët janë shprehur të gatshme për dialog”, u shpreh ai.

Lajçak në Kosovë ka qëndruar tre ditë. Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen disa ditë pas raundit të ri të bisedimeve që u zhvilluan në Bruksel në nivel të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi dialogu kosove-serbi lajcak ne kosove petar petkoviç besnik bislimi dialogu kosove-serbi lajcak ne kosove petar petkoviç

Sondazh

Poll