Bota

Qytetarët kërkojnë lehtësim të masave anti-Covid, qeveria e Kosovës hedh poshtë kërkesën

17 Shtator 2021, 15:49 Nga DOSJA
Qytetarët kërkojnë lehtësim të masave anti-Covid,

KOSOVË – Asociacioni i Komunave të Kosovës do të ribëjë edhe njëherë kërkesën për lehtësim të masave anti-covid ndaj personave të vaksinuar në takimin e radhës me Ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia.

Në takimin e fundit që kemi pasur me ministrin Arben Vitia jemi dakorduar që në takimin e radhës të diskutohet përsëri dhe të merret parasysh kërkesa e komunave për lehtësim të masave për personat e vaksinuar. Ne prej komunave mendojmë se për personat që janë vaksinuar duhet të ketë lehtësira në krahasim me ata që nuk e kanë marrë vaksinën. Të vaksinuarit të kenq qasje në restorante, ndërkaq gastronomët të marrin përgjegjësinë e kontrollimit nëse klientët e posedojnë dëshminë e vaksinimit. Po ashtu, këto lehtësime të jenë relevante edhe për orën policore. Këto lehtësime do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal”, ka deklaruar Ibrahimi.

Masat e reja përfshijnë pezullimin e mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, takimet vetëm deri në 20 persona me distancë 1.5 metra, institucionet publike të punojnë vetëm me staf esencial dhe lokalet mund të qëndrojnë hapur deri në 21:30 duke shfrytëzuar vetëm hapësirat e jashtme. Gjithashtu fasha e orarit të levizjeve është 22:00 deri në 05:00 dhe personat mbi 16 vjeç duhet të paraqesin çertifikatë vaksinimi ose test PCR negative nëse duan të kalojnë kufirin.

Masat e reja kanë hyrë në fuqi nga data 13 shtator dhe do të jenë të vlefshme deri më 26 shtator, datë në cilin do të shohim nëse kërkesa për lehtësim masash do të merrët parasysh apo jo.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni qeveria e kosoves hedh poshte kerkesen per lehtesim masash qeveria e kosoves hedh poshte kerkesen per lehtesim masash

Sondazh

Poll