Bota

E rëndë në Itali, krim në familje, 1 person i vdekur 

17 Shtator 2021, 15:24 Nga DOSJA
E rëndë në Itali, krim në familje, 1 person i vdekur 

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fëmilje në Itali. Tgcom shkruan se gjatë një sherri në familje një person ka mbetur i vrarë. Mësohet se babai dhe djali po grindeshin me njëri-tjetrin, dhe njëri prej tyre ka mbetur i vrarë, por ende nuk dihet se cili ka mbetur i vdekur.

Pas ngjarjes është lajmëruar policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe u shoqërua në polici. Ndërkohë që nuk janë identifikuar as një nga dy personat.  Në vendngjarje kanë mbërritur edhe mjeku ligjor që po kryen një ekzaminim të parë sipërfaqësor në trupin e viktimës, si dhe policia shkencore, e cila filloi studimet.

Arma që u përdor për ngjarjen e rëndë në Itali ishte një thikë. Ndërsa disa dëshmitarë u raportuan se dëgjuan qartë britmat dhe zhurmat tipike të një zënke.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota krim ne familje vrasje ne itali krim ne familje vrasje ne itali

Sondazh

Poll