Politike

I bëri të gjithë të qeshnin me lot! Çfarë tha deputeti i Lushnjes në sallë, ‘gajasi’ të majtë e të djathtë: Thon

17 Shtator 2021, 07:28 Nga DOSJA
I bëri të gjithë të qeshnin me lot! Çfarë tha

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka shkaktuar të qeshura në sallë gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit. Korreshi ishte duke renditur, sipas tij, mungesën e profesionalizimit nga ana e Policisë së Shtetit duke kaluar deri tek mbështetja financiare për familjet në nevojë. Mirë gjatë gjithë kohës që ai flistë, deputetët socialistë dhe demokratë, përfshirë kryetarin e tij Lulzim Basha nuk e kanë mbajtur dot të qeshur. 

“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” . Kjo ka ndodhur. Kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur. Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne. Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim po keni shembullin e Kënetës së Karavastasë. Sot del me humbje. Tani ka dy gjëra; O ju rruani lekët; ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka futur vrapit. Se s’ka mundësi tjetër. Ju thoni Policia. Me kë polici do ndiqni krimin ju. Me atë që mori lekët dhe iku me vrap. Me atë FNSH që del natën, me ata Policë që nuk kanë paguar akoma lekët e mishit nëpër dyqane? Me këta do e ndiqni krimin ju? Po si ka mundësi ngjarja më tronditëse në Lushnje, vriten dhe plagosën 5 veta. Të gjithë ikin në drejtim të paditur, përfshirë edhe Policinë. Ça bëhet? Ja pra zotërinj, në këtë farë derexheje e keni çuar. Sot thoni ne po ndihmojmë familjet në nevojë. Po, po. Me 37 mijë lekë përkrahje. Të vjetra këto. As një thes miell nuk blen dot. Do ndihmoni moshën e tretë. Po bëni një llogari me 14 mijë lekë në muaj. Vetëm një bukë misri dhe një shishe kos duan 60 mijë lekë në muaj. Ja kjo është situata ku ndodhet Shqipëria. Po dritat, po uji? Shumë qeshin se asnjë nuk mendon se ka këtë gjendje në shtëpitë shqiptare. Po ka!,”-tha Saimir Korreshi në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Pas 20 orësh seancë! Me 77 vota pro dhe 53 kundër, Kuvendi voton qeverinë ‘Rama 3’! Pritet betimi në Presidencë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike qeveria rama 3 saimir korreshi seanca plenare 16 shtator 2021 qeveria rama 3 saimir korreshi seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll