Politike

“Dielli do lindë sërish”/ Deklarata kur u largua Berisha, Alibeaj sqaron: U thash ngrini kokat nuk është funeral

17 Shtator 2021, 07:02 Nga DOSJA
“Dielli do lindë sërish”/ Deklarata kur u largua Berisha,

TIRANË– Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka folur për deklaratën e tij që bëri pas largimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së nga Lulzim Basha. Teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘LOG’ në Abcnews, Alibeaj sqaroi fjalinë që tha para demokratëve se :“dielli do të lind sërish”. Deputeti tha se deklarata e tij erdhi si një formë për të ftuar demokratët për të mos bërë asnjë kompromis me interesat e tyre.

Alibeaj: Pasi vendimi ishte marrë kam thënë. Vendimin duhet ta kishe marrë ti, i kam thënë kryetarit. Duke parë turbullirën për këdo dhe për mua. Mendjet tona kalonin të gjithë alternativat. U thash ngrini kokat nuk është funeral dhe së treti u thash dielli lind përsëri. Jo vetëm kaq u thash është barrë dhe detyrë e secili prej nesh dhe çdo funksionari të PD të ketë një gjë që të mos bëjë kompromis. Mbrojtjen e interesit të shqiptarëve. 

Sali Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj sali berisha jashte grupit te pd enkelejd alibeaj sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll