Aktualitet

Tragjedia e familjes Gjoka në Velipojë, ndërron jetë dhe nëna pas dy vajzave të saj, mbijeton vetëm djali

16 Shtator 2021, 18:09 Nga DOSJA
Tragjedia e familjes Gjoka në Velipojë, ndërron jetë dhe

ITALI– Alketa Gjoka, nëna e tre fëmijëve, dy prej të cilëve i humbi pas shpërthimit të një bombole gazi në një hotel në Velipojë ka ndërruar jetë sot, thuajse tre muaj nga ngjarja tragjike. Mësohet se Alketa Gjoka ka ndërruar jetë në Itali, aty ku po kurrohej që prej muajit korrik, pas djegieve të mëdha që pësoi nga shpërthimi i bimbolës.

Mësohet se gruaja nuk u ka bërë dot ballë plagëve të mëdha dhe ka mbyllur sot sytë, duke lënë pas vetëm bashkëshortin Arben dhe djalin e saj të mitur, Enrik Gjoka. Ky i fundit ka mbetur gjithashtu i plagosur nga shpërthimi dhe ndodhet për kurim në Itali. 

Ngjarja e rëndë ndodhi u regjistrua më katër korrik të kësaj vere, rreth orës 06:30 në Velipojë. Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna), ishin në hotelin e tyre kur shpërtheu një bombul gazi. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, saqë i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë.

Nëna me tri fëmijët kishte shkuar në hotel për të pastruar para ardhjes së turistëve, por gjatë natës kishte rrjedhur gaz e në mëngjes, teksa Alketa ishte zgjuar për të përgatitur kafen, kishte ‘inciuar’ dhe shpërthimin. Për pasojë mbetën të plagosur të katër anëtarët e familjes Gjoka, nëna, dy vajzat dhe djali të cilët u dërguan për kurim në Itali. Fillimisht ndërroi jetë Danila Gjoka, 19 vjeçe dhe në ditën që kjo e fundit u varros, vdiq edhe motra e saj, 15-vjeçarja Klarisa Gjoka. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alketa gjoka arben gjoka danjela gjoka enriko gjoka klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel alketa gjoka arben gjoka danjela gjoka enriko gjoka klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel

Sondazh

Poll