Aktualitet

Kishin humbur që mbrëmje, 5 milje afër Sazanit! Policia Bregdetare nxjerr në breg anijen e peshkimit

16 Shtator 2021, 16:11 Nga DOSJA
Kishin humbur që mbrëmje, 5 milje afër Sazanit! Policia

VLORË- Një anije peshkimi, e cila kishte humbur kontaktet mbrëmjen e kaluar është gjetur ditën e sotme. Bëhet me dije se me ndihmën e një helikopteri, Policia e Vlorës bëri të mundur gjetjen e anijes së humbur. Ndërkohë që ekuipazhi i anijes ndodhen në gjendje të mirë.

Policia Vlorë:

Vlorë Sherbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport i vjen në ndihmë një mjeti peshkimi i cili kishte humbur kontaktet që mbrëmjen e datës 15.09.2021. Sherbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport në bashkëpunim me rojet bregdetare dhe me ndihmën e një Helikopteri, pas kërkimeve të pandërprera në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit i cili kishte humbur kontaktet mbrëmjen e datës 15.09.2021, 5 milje afër Sazanit.

Ekuipazhi i mjetit të peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar për në Triport.  Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

(I.A;k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjendjet anija e humbur ne vlore gjendjet anija e humbur ne vlore

Sondazh

Poll