16 Shtatori/ Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit
16 Shtator 2021, 16:45Nga DOSJA
TIRANË- 16 shtatori shënohet në gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit. Përzgjedhja e kësaj date është nga 16 shtatori 1987, kur u bë nënshkrimi i Prokollit të Montrealit, me objektivin për të mbrojtur shtesën e ozonit, e cila është shtresa e brishtë e gazit që mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e jetës në planet.
Çdo 16 shtator u bëhet thirrje shteteve për të vijuar punën me mbrojtjen e shtesës së ozonit. Protokollin e Montrealit ka sjellë si rezultat parësor reduktimin me gati 100 % të përdorimit të substancave ozonholluese duke mundësuar një rekuperim të shtesës së ozonit dhe rikthimin në nivelet e viteve 1980. Kjo situate shoqerohet me një sërë përfitimesh të matshme si shmangia e 2 milion rasteve të kancerit të lëkurës deri në vitin 2030. Si rezultat si rezultat i reduktimit të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor si dhe dëmeve në agriculture kemi një pritshmëri të një përftimi në terma ekonomikë deri në 2.2 miliardë dollarë deri në vitin 2050.
Protokolli i Montrealit dhe roli tij ne ngadalësimin e ndryshimeve klimaterike
Protokolli i Montrealit filloi si një marrëveshje globale për të mbrojtur shtresën e Ozonit, dhe konsiderohet sot si një nga marrëveshjet mjedisore më të suksesshme. Si rezultat I kesaj marreveshje te bashkuar globale për të hequr gradualisht substancat që shkatërrojnë Ozonin, vrima e ozonit po mbyllet gradualisht, duke sjlle si rezultat mbrojtjen e shëndetit te njerëzve, ekonomitë dhe ekosistemet. Por, Protokolli i Montrealit ndikon gjithashtu ne ngadalësimin e ndryshimeve klimaterike dhe ndihmon ne rritjen e efikasitetit e energjisë në sektorin e ftohjes.
Amendamenti i Kigalit i Protokollit të Montrealit do të sjellë përfitime edhe më të forta klimatike. Sipas ketij Amendamentit, kombet janë zotuar të heqin gradualisht hidrofluorokarbonet (HFC). Edhe pse HFC-të nuk dëmtojnë shtresën e Ozonit, këto ftohës janë gazra të fuqishëm serë qe demtojne ngrohjen globale. Reduktimi i përdorimit të tyre, siç është rënë dakord, pritet të shmangë deri në 0.4 ° C rritje të temperaturës globale deri në fund të shekullit, duke vazhduar të mbrojë shtresën e ozonit. Rreth një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar globalisht për konsum njerëzor ose humbet ose tretet çdo vit, kryesisht për shkak të mungesës së aksesit në sistemet ftohëse.
Gjetja e zgjidhjeve efikase, miqësore ndaj klimës dhe me kosto me te ulet do të sigurojë që prodhuesit, fermerët dhe ofruesit farmaceutikë të kenë akses në ftohjen, ruajtjen dhe transportin e sigurte te produkteve si dhe ushqimi dhe vaksinat të arrijnë tek njerëzit në gjendje të sigurt dhe cilesi të lartë. Në këtë Ditë Botërore të Ozonit, theksojme që Protokolli i Montrealit dhe Amendamentin Kigali kane arritur sukses për të na mbajtur ne, ushqimin dhe vaksinat tona të freskëta.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË- Një anije peshkimi, e cila kishte humbur kontaktet mbrëmjen e kaluar është gjetur ditën e sotme. Bëhet me dije se me ndihmën e një helikopteri, Poli...
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i ka kërkua KLGJ-së që të shkarkojë nga detyra magjistraten Evgjeni Sinomeri.Me anë të një njoftimi,...
Shpallet tenderi për vazhdimin e rrugës Porto Romano. Sipas njoftimit, vlera e tenderit është 1 247 681 404,00. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve është ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëruar jetë nga koronavirusi 6 pacientë. Bazuar në të dhënat zyrta...
DEVOLL– Një banesë në fshatin Cangonj të Devollit është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombule ...
Kur A. L dorëzoi padi për të zgjidhur martesën edhe bashkëshorti emigrant ishte dakord. Divorci siç tregon gruaja për Gazetasi.al u krye me marrëveshje. ...
TIRANË– Elton Metaj ka rrëfyer vrasjen e bashkëshortes së tij, Sabrina Bengaj nga paraburgimi. Në një letër të shkruar, të publikuar nga Faxëeb, Metaj treg...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Saukut në dalje të Tiranës. Në aksident janë përfshirë një Toyota dhe një BMW ku shpejt...