Politike

Gazment Bardhi: Nuk ka përjashtim të Sali Berishës nga Partia Demokratike. Jam dëshmitar i takimeve të Bashës me ndërkomb

16 Shtator 2021, 19:20 Nga DOSJA
Gazment Bardhi: Nuk ka përjashtim të Sali Berishës nga Partia

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk kishte zgjidhje tjetër veç përjashtimit të Sali Berishës.

I ftuar në “Open”, Bardhi tha se demokratët nuk do të donin të ishin në atë situatë, por që ishte opsioni i vetëm sipas tyre. Bardhi shtoi se është dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët, por që nuk është i lejuar të nxjerrë detaje nga diskutimet e bëra.

“Nuk ka përjashtim të Sali Berishës nga Partia Demokratike. Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne, nisur nga Basha deri te anëtari më i thjeshtë, duhet të kemi parasysh interesin e demokratëve. Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha, ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S’do donim kurrë të ishim në këtë situatë. Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama. Dua të ndaj dhe një info, që drejtimi i gishtit te PD sikur e keqja është aty, por e keqja është Edi Rama. Këtu nuk ka një betejë mes Bashës dhe Berishës, Basha ka marrë një vendim i diktuar nga rrethanat në të cilat ishte PD, dhe në atë vendim ka shprehur vlerësimin ndaj figurës së Berishës. Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi. Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët, nuk jam i lejuar të nxjerr detaje , por konfirmoj se në rast se Basha s’do merrrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cënuar në mënyrë të parikuperueshme,”- tha Bardhi.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd gazment bardhi sali berisha jashte grupit te pd aksioni i berishes foltorja per pd gazment bardhi sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll