Aktualitet

Nuk është paraqitur në punë, ILD nis hetimin disiplinor për Sinoimerin

16 Shtator 2021, 15:45 Nga DOSJA
Nuk është paraqitur në punë, ILD nis hetimin disiplinor

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i ka kërkua KLGJ-së që të shkarkojë nga detyra magjistraten Evgjeni Sinomeri.

Me anë të një njoftimi, është bërë e ditur se ILD-ja ka nisur një hetim disiplinor ndaj Sinomerit, e cila është gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për mosparaqitje në detyre. Sinomerit, në vitin 2019 i është dhënë një leje 2-vjeçare për arsye shëndetësore, ndërkohë që në përfundim të lejes, gjyqtarja nuk është paraqitur në punë.

Njoftimi:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra” të magjistrates E.S.. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates E.S. me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë për mosparaqitje në detyrë.

Nga hetimi disiplinor rezulton se Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka akorduar magjistrates, më 09.02.2018, leje për shkëputje nga puna për një periudhë 2 vjecare, për arsye shëndetësore. Gjyqtarja nuk është paraqitur në detyrë në përfundim të lejes.

KLGJ më 28.10.2020 ka refuzuar kërkesën e saj për dhënie leje shtesë të papaguar.

Pas ankesës së magjistrates në Gjykatën Administrative të Apelit, kjo e fundit vendos më 02.02.2021shfuqizimin e vendimit të KLGJ dhe kthimin e cështjes për rishqyrtim në Këshill.

Me 29.03.2021, KLGJ rimori në shqyrtim kërkesën e magjistrates dhe ka vendosur sërish refuzimin e saj.

Magjistratja ka marrë diheni për këtë refuzim të ri të KLGJ më 31.03.2021 dhe vazhdon të mos paraqitet në mënyrë të pajustifikuar në detyrë. Gjatë hetimit disiplinor provohet se nga ana e magjistrates nuk është arritur të justifikohet mungesa e saj në punë për shkaqet objektive të pretenduara prej saj.

As Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe as Zv. Kryetari i Gjykatës së Apelit nuk kanë dhënë asnjë vendim pozitiv mbi kërkesën e magjistrates për pamundësinë e pretenduar prej saj për të justifikuar mosparaqitjen e saj në detyrë pas datës 01.04.2020, duke sjellë një mosparaqitje në detyrë pa shkaqe të justifikuara prej më tepër se 1 vit.

Nga sa më sipër provohet se nga ana e magjistrates E.S. është kryer shkelja disiplinore e parashikuar nga neni 102, pika 2, shkronjat “f” dhe “gj”, të ligjit nr. 96/2016  “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, të cilin parashikohet shprehimisht se: “Shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të funksionit janë, në veçanti, por pa u kufizuar në to, veprimet, mosveprimet ose sjelljet e magjistratit, si më poshtë: …[…]… f) mungesa e pajustifikuar në detyrë, sipas parashikimeve të këtij ligji, për më shumë se 3 ditë pune në vit”…[…]…gj) moszbatimi pa shkaqe të justifikuara të vendimeve të dhëna nga Këshilli”.

Për sa më sipër, kërkojmë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të administrojë provat e paraqitura nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në këtë procedim disiplinor dhe në mbështetje të nenit 105, pika 1, shkronja “dh”; nenit 111, pika 1; dhe nenit 146, pika 2, shkronja “a” , të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të vendosë:

“Pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates E.S., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1, shkronjat “f” dhe “gj”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artur metani evgjeni sinomeri ild klgj artur metani evgjeni sinomeri ild klgj

Sondazh

Poll