Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Devoll, banesa merr flakë

16 Shtator 2021, 13:38 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit në Devoll, banesa merr flakë

DEVOLL– Një banesë në fshatin Cangonj të Devollit është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombule gazi. Si pasojë e ngjarjes në fjalë ka dëme materiale, por nuk ka asnjë persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një mjet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Banesa rezulton të jetë në pronësi të një të moshuari i cili jetonte i vetëm. Ky i fundit nuk ka qenë në shtëpi në momentin që ka rënë zjarri.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet devoll shperthen bombola e gazit devoll shperthen bombola e gazit

Sondazh

Poll