Aktualitet

Konflikt brenda familjes në Kamëz, 18-vjeçarja plagos me thikë kunatin: Tha se do më vriste

7 Qershor 2019, 09:36 Nga DOSJA
Konflikt brenda familjes në Kamëz, 18-vjeçarja plagos me

TIRANË– Një 18-vjeçare ka plagosur me thikë kunatin e saj, i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz.

Në deponimin e saj në polici, 18-vjeçarja është shprehur se kunati 40-vjeçar me iniciale A.M., e kishte kërcënuar me thikë gjatë një konflikti mes tyre dhe se e kishte qëlluar.

Sipas 18-vjeçares, vëllai i bashkëshortit të saj, kishte shkuar në shtëpinë e tyre në gjendje të pirë duke e kërcënuar se do ta vriste.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka proceduar në gjendje të lirë 18-vjeçaren pasi është nënë e një foshnje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.5, proceduan penalisht në gjëndje të lirë një18 vjeçare, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës kunatin e vet shtetasin A.M.,40 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet e mitura plagos kunatin kamez plagosja me thike ne kamez e mitura plagos kunatin kamez plagosja me thike ne kamez

Sondazh

Poll