Politike

Sali Berisha: Sot është një ditë fatkeqësie për Shqipërinë, në Kuvend betohet një gangster  që nuk njeh normë e lig

16 Shtator 2021, 16:16 Nga DOSJA
Sali Berisha: Sot është një ditë fatkeqësie për

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar ditën e sotme një ditë të zezë dhe fatkeqe, pasi në parlament po betohet për herë të tretë Edi Rama, ose kreu i Meduzës, siç e ka quajtur ai. Berisha ka shtuar se sot është një fatkeqësi kombëtare, pasi po betohet, një kriminel, i cili e ka varfëruar vendin për tetë vite dhe e ka ngritur në piedestalin e botës për korrupsion.

“Foltorja është përpjekja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të hapur, më të sigurtë në të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlament shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar, një gangster që nuk njeh normë nuk njeh ligj por ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Sot është një ditë jo fatkeqësi, por mynxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë tëEdi Ramës si kryeministri i vendit, pasi ai në tetë vite ka varfëruar shqiptarët të cilët tetë vite më parë kishin rrogat më të mëdha në rajon. Sot paguhen 30% më pak se ata. Sot është një ditë fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu që me vjedhjet, abuzimet në taksa e tatime, në koncensione, partneritetet publike e private ka shkaktuar dhe ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion”, tha Berisha.

LAJM KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Berisha nis turin! Mblidhet në Tiranë me demokratët, salla mbushet plot me mbështetës, nuk mungojnë Noka, Shehu e Nishani

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll