Politike

Berisha u kërkon falje demokratëve, e quan ish-kryetar para tyre: Referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Liderin e r

16 Shtator 2021, 05:36 Nga DOSJA
Berisha u kërkon falje demokratëve, e quan ish-kryetar para tyre:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur zyrtarisht ‘foltoren’ e paralajmëruar, një tur qëstarton nga Tirana dhe pritet të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë. Përpara demokratëve të Tiranës, Berisha kërkoi ndjesë që në mesin e tyre kishte sjellë Lulzim Bashën. Lideri historik i Partisë Demokratike citoi një mbështetës që i kishte thënë se Bashës ia kanë dhënë votën vetëm për hir të Berishës dhe tha se nuk e dinte se demokratët nuk e donin Bashën për atë që përfaqësonte ai vetë.

Vendimin e marrë nga vetë kreu i PD-së për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, Berisha tha se do ta vulosin vetëm demokratët. Berisha bëri me dije se do të mbledhë votat e 1500 anëtarëve të Kuvendit Kombëtarë për nisjen e një referendumi e që në fund të jenë pikërisht demokratët ato që të thonë fjalën e fundit për fatin e tij në partinë që ka themeluar vetë.

Ish-kryeministri shënjestroi ashpër Bashën, kur tha se ky i fundit ka shkelmuar figura të vjetra në PD, vetëm për hir të karriges së tij. Përpara demokratëve, në mesin e të cilëve ishin edhe deputetë të PD-së që mes liderit historik dhe Bashës që ndodhej në Kuvend, kishin zgjedhur atë të parin, Berisha e konsideroi ish-kryetar dhe lider të thyer. Pas këtyre fjalëve, Berisha tha se ishte një lapsus, por ai etiketim mjaftoi që salla të shpërthentë në brohorima: Basha ik, Basha ik, Basha ik dhe “Turp, turp, turp”.

Përjashtimin nga listat të shumë emrave të Partisë Demokratike, Berisha e quajti një thikë pas shpine të Bashës ndaj anëtarëve dhe njerëzve të tij. Berisha e akuzoi Bashën se ka gënjyer kur ka thënë se vendimet në parti i merr Berisha, pasi ato si djegia e mandative dhe bojkotimi i zgjedhjeve, kanë vulën e vetë kreut të PD-së. Në fushatën e zgjedhjeve, lideri historik i PD-së tha se Opozita e vetme ishte Presidenti Ilir Meta, kurse Partia Demokratike cilësohej si një bashkëpunëtor i kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, Basha duhet të ishte larguar për tu hapur rrugën të tjerë, sa herë që ka humbur zgjedhjet. I pyetur nëse do ta udhëheqë PD-në, Berisha tha se këtë gjë do ta vendosin vetëm demokratët. Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar ditën e sotme një ditë të zezë dhe fatkeqe, pasi në parlament po betohet për herë të tretë Edi Rama, ose kreu i Meduzës, siç e ka quajtur ai. Berisha ka shtuar se sot është një fatkeqësi kombëtare, pasi po betohet, një kriminel, i cili e ka varfëruar vendin për tetë vite dhe e ka ngritur në piedestalin e botës për korrupsion. Shpalljen e tij non-grata nga SHBA-të, Berisha e cilësuar një shpifje dhe tha se lufta nuk ka mbaruar ende.

Përjashtim i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, solli një numër të lartë reagimesh në radhët e parties Demokratike dhe për rrjedhojë dhe krijimin e kësaj lëvizjeje të re. Ish-Kryeministri është shprehur se kjo lëvizje nuk synon krijimin e një Grupi të ri Parlamentar por kushdo, drejtues apo ish-drejtues të PD, mund t’i bashkohen.

Një ditë më parë, anëtarësia e Forumit Rinor të Partisë Partisë Demokratike kërkoi një referendum për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i partisë. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd foltorja per pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll