Politike

“Jepu përgjigje shqiptarëve”, Tabaku nuk çohet të flasë, Basha debaton me Nikollën: Ku e keni Ramën

16 Shtator 2021, 15:57 Nga DOSJA
“Jepu përgjigje shqiptarëve”, Tabaku nuk çohet

TIRANË- Mungesa e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend ka bërë që të nisë një debat mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe Kryeparlamentares Lindita Nikolla. Teksa kjo e fundit, i ka kërkuar Elisa Spiropalit që të marrë fjalën pas Jorida Tabakut, Basha ka kërkuar përgjigje për mungesën e kryeministrit në Kuvend.

Pjesë nga debati:

Lindita Nikolla: Vijojmë me procedurën, nëse tërhiqet Tabaku, del Elisa Spiropali, fjala për të.

Lulzim Basha: Jepu moj përgjigje shqiptarëve, jepu një përgjigje.

Lindita Nikolla: Vijojmë me zonjën Elisa Spiropali, fjala për zonjën (Spiropali shkon në foltore)

Lulzim Basha: Jepu përgjigje shqiptarëve, çfarë thua

Lindita Nikolla: Ju dhashë fjalën zonja Tabaku, vijoni..(Tabaku shkon në foltore)

Lulzim Basha: Jepi përgjigje, ku e keni kryetarin, ku e keni Ramën

Lindita Nikolla: Vijojmë me fjalën e zonjës Tabaku

LAJM KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD. Opozita kërkon kryeministrin për debat: Po talleni me shqiptarët, është detyrë kushtetuese të jetë këtu

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lindita nikolla lulzim basha seanca plenare 16 shtator 2021 edi rama lindita nikolla lulzim basha seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll