Politike

MESAZHI! Shpallja non-grata e Berishës, Yuri Kim: Ata që habiten, s’po tregohen të sinqertë

16 Shtator 2021, 15:28 Nga DOSJA
MESAZHI! Shpallja non-grata e Berishës, Yuri Kim: Ata që habiten,

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka deklaruar se të gjithë ata që habiten për shpalljet non-grata, rasti më i fundit ai i ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk po tregohen të sinqertë. 

Referuar Berishës, por pa përmendur emrin, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kim tha se në momentin kur dikush përcaktohet nga Sekretari Amerikan i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve, në të gjitha rastet dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë, por flas për të gjithë botën. Në momentin kur dikush përcaktohet nga Sekretari Amerikan i Shtetit për korrupsion domethënës zakonisht është shumë e dukshme, dhe mendoj se ata që thonë se janë të habitur me gjasë nuk po tregohen fort të sinqertë,”- tha Kim. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll