Politike

Meta takon historianin nga Kosova: E përgëzova për punën e tij të jashtëzakonshme

16 Shtator 2021, 15:41 Nga DOSJA
Meta takon historianin nga Kosova: E përgëzova për punën e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme historianin nga Kosova, Jusuf Buxhovi si dhe dy botuesit e veprave të tij Ramiz Tafilaj dhe Milaim Avdullahun. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se e përgëzoi atë për punën e tij të jashtëzakonshme si dhe për nxjerrjen në jetë të historisë sonë kombëtare. Meta në takimin e historianin ka theksuar se dy shtetet dhe institucionet përkatëse që të bashkëpunojnë në hartimin e veprave historike.

Postimi i Plotë:

Shumë i ngrohtë bashkëbisedimi, që zhvillova sot, me historianin e njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi dhe dy botuesit e veprave të tij, shqiptaro-amerikanin Ramiz Tafilaj dhe Milaim Avdullahun. E përgëzova për punën e jashtëzakonshme për nxjerrjen në dritë të historisë sonë të lashtë kombëtare, deri në ditët e sotme. Duke i uruar shëndet të mirë dhe energji të pashtershme për vazhdimin e angazhimit të tij shkencor, theksova se të dy shtetet tona dhe institucionet përkatëse studimore duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në hartimin e veprave të përbashkëta historike, që zbardhin të vërtetat për shqiptarët dhe historinë e tyre, si e vetmja mënyrë për të hedhur poshtë me fakte pretendimet e pabazuara, që mohojnë ose shtrembërojnë historinë tonë kombëtare. E falenderova historianin Buxhovi për dhurimin e veprave të tij “Kosova”, “Maqedonia” dhe “Kosova – histori e shkurtër.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta jusuf buxhovi milaim avdullahun ramiz tafilaj ilir meta jusuf buxhovi milaim avdullahun ramiz tafilaj

Sondazh

Poll