Bota

Zhvilloi takime me partitë e opozitës, Lajçak: Ishin konstruktive dhe jam i kënaqur për rezultatet

16 Shtator 2021, 13:17 Nga DOSJA
Zhvilloi takime me partitë e opozitës, Lajçak: Ishin

KOSOVË- Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, tha se takimet me partitë opozitare kanë qenë konstruktive.

Pas takimit me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Lajçak tha se ka kërkuar mbështetjen e tyre në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kërkova për mbështetje të dialogut, pasi arritja e një marrëveshje përfundimtare është në të mirën e Kosovës. Partitë opozitare kanë eksperiencë në dialogun, dhe për mua ishte e rëndësishme të dëgjojë mendimin e tyre. Po ashtu besoj që do të jenë konstruktiv. I konsiderojë këto takime shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur me rezultatet”, u shpreh Lajçak.

Gjatë ditës së sotme, Lajçak është takuar edhe me kreun e PDK-së, atë të LDK-së, e kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe shefin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin.

Lajmi kryesor/Lajçak vijon vizitën në Kosovë, pas Kurtit takon kryeparlamentarin, Konjufca: Dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora haramush haradinaj miroslav lajçak ne kosove haramush haradinaj miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll