Sport

Galatasaray, shans për Muriqin. Sarri e zgjedh si titullar…

16 Shtator 2021, 05:23 Nga DOSJA
Galatasaray, shans për Muriqin. Sarri e zgjedh si titullar…

ITALI – Ta fillojë në këmbën e djathtë për të harruar “KO” me Milanin. Ky është qëllimi i Lazios së Maurizio Sarri, i cili sot, duke nisur nga ora 18:45, në stadiumin “Turk Telekom” të Stambollit, do të përballet me Galatasaray të Fatih Terim.

Një ndeshje e vlefshme për javën e parë të grupit “E” të Europa League, ndeshje që do të drejtohet nga gjyqtari slloven Matej Jug. Sigurisht që nuk është hera e parë që dy skuadrat takohen midis tyre: bilanci i buzëqesh “bardhekaltërve”, të cilët në 4 ndeshje kanë marrë 2 fitore dhe 1 barazim me vetëm 1 humbje, atë të 11 shtatorit 2001, në ndeshjet grupet e Champions League.

Gjithsesi trajneri Sarri dëshiron të harrojë gabimet ndaj Milanit, duke filluar aventurën e tij europiane me lacialët në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ta bërë këtë, megjithatë, trajneri toskan mbështetet në një qarkullim të arsyetuar të lojtarëve që do të nxjerrë në fushë.

Reina do të jetë në portë, ndërsa Hysaj, Luiz Felipe dhe Acerbi në mbrojtje, të cilëve do t’u shtohet edhe Lazzari i kthyer. Në mesfushë do të ketë një balotazh midis Cataldi dhe Escalante për rolin e playmakerit, ndërsa Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto duken të sigurtë për vendet e tyre.

Në tridentin sulmues, i vetmi i konfirmuar do të jetë Felipe Anderson, të cilit, me mjaft gjasa do t’i shtohen Zaccagni dhe Muriqi, si titullarë. Pedro dhe Immobile do të lihen në stol pushim për të marrë frymë, në gatishmëri për t’u thirrur nëse do të jetë e nevojshme.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league galatasaray të fatih terim grupit “e” të europa league maurizio sarri muriqi si titullarë champions league galatasaray të fatih terim grupit “e” të europa league maurizio sarri muriqi si titullarë

Sondazh

Poll

Sport 15 Shtator 2021, 19:55

EUROPË– Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve në Champions League. Milan po bën surprizën e madhe në “Anfild” pasi po fiton me shifr...