Sport

“Kishte mbetur vetëm një minutë”, Inzaghi “qan” humbjen ndaj Real Madrid por sheh përpara: Me këtë

15 Shtator 2021, 21:52 Nga DOSJA
“Kishte mbetur vetëm një minutë”, Inzaghi

MILANO-Trajneri i Interit, Simone Inzaghi nuk e merr lehtë humbjen e skuadrës së tij ndaj Real Madrid. Zikalërit u dorëzuan në minutën e 89′ kur Rodrigo shënoi për madrilenët në një takim që dukej se po shkonte drejt barazimit. “Duhej t’i kushtonim më shumë vëmendje atij aksioni, kishte mbetur edhe një minutë…

Më vjen keq, sepse e gjej veten duke komentuar një humbje pas një paraqitje të tillë. Por ne duhet të shikojmë përpara, të mendojmë se si luajtëm kundër një skuadre si Real Madrid. Sonte gjetëm një portier i cili ishte vërtet i vështirë për të shënuar.”

Nga ana tjetër Inzaghi përpiqet të shikojë përpara: ” Na vjen keq për tifozët, për klubin dhe për lojtarët tanë, të cilët dhanë gjithçka në fushë. Siç thashë, megjithatë, duke luajtur kështu kam besim për të ardhmen dhe për kualifikim”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter inzaghi real madrid inter inzaghi real madrid

Sondazh

Poll

Sport 15 Shtator 2021, 19:55

EUROPË– Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve në Champions League. Milan po bën surprizën e madhe në “Anfild” pasi po fiton me shifr...