Sport

VIDEO/ Inter dominon por nuk di të shënojë! Real Madrid e “pickon” në frymën e fundit me Rodrygo-n

15 Shtator 2021, 21:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter dominon por nuk di të shënojë! Real Madrid e

MILANO– Në Grupin D në Champions League Inter zhgënjen në ndeshjen e parë ndaj Real Madrid. Kampionët e Italisë janë mundur me shifrat 0-1 vetëm në frymën e fundit. Skuadra zikaltër zhvilloi një ndeshje pozitive, por nuk ishte e aftë të shënontë në portën e Courtois. Tentativat e Lautaro Martinez dhe Skriniar në pjesën e parë rrezikuan jo pak portën e madrilenëve.

Në pjesën e dytë, Inter nuk kishte më atë freskinë e fraksionit të parë dhe Real Madrid mori fushë duke krijuar rastet e saj me Benzeman dhe Vinicius Junior. Braziliani shpesh herë u kthye në problem për mbrojtjen zikaltër, por në minutën e 89′ do të ishte 20-vjeçari Rodrygo që do të shënonte,duke heshtur “San Siron”. Aktualisht Sheriff Tiraspol dhe Real Madrid kryesojnë këtë grup me 3 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter real madrid inter real madrid

Sondazh

Poll

Sport 15 Shtator 2021, 19:55

EUROPË– Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve në Champions League. Milan po bën surprizën e madhe në “Anfild” pasi po fiton me shifr...