Aktualitet

Rama ndryshon kontratën me Pfizer, i lë ‘mister’ për shkak të sekretit tregtar

15 Shtator 2021, 20:23 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar me ndryshime kontratën me kompaninë Pfizer për furnizimin e Shqipërisë me vaksina. Në vendimin e këshillit të ministrave është publikuar fakti se Rama ka firmosur marrëveshjen me ndryshime, por pa bërë me dije këto të fundit, për shkak të sekretit tregtar.

Vendimi i publikuar:

Në  mbështetje  të  nenit  101  të  Kushtetutës,  me propozimin    e    ministrit    të    Shëndetësisë    dhe Mbrojtjes  Sociale  dhe  të  ministrit të  Shtetit  për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:Neni 1. Miratimi i tekstit të disa ndryshimeveMiratimin   e   tekstit   të   disa   ndryshimeve   në  marrëveshjen  për  prodhimin  dhe  furnizimin  nga dhe  ndërmjet Pfizer  ExportB.V.dhe  Ministrisë  së Shëndetësisë  dhe  Mbrojtjes  Sociale,  ministrit  të Shtetit  për  Rindërtimin  dhe  Institutit  të  Shëndetit Publik,  miratuar  me  aktin  normativ  nr.  3,  datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.Neni 2Detyrimet e organeve shtetërore. 1.  Ndryshimet  në  marrëveshjen  për  prodhimin dhe  furnizimin  nga  dhe  ndërmjet Pfizer  ExportB.V.,Ministrisë   së   Shëndetësisë   dhe   Mbrojtjes Sociale,  ministrit  të  Shtetit  për  Rindërtimin  dhe Institutit të Shëndetit Publik, bashkëlidhur këtij akti normativ,  për  shkak  të  sekretit  tregtar,  nuk  do  të publikohen në asnjë ëebsitetë institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

Marrëveshja me kompaninë e vaksinave anti-covid Pfizer është nënshkruar më 18 janar të këtij viti nga ku Shqipëria përfitonte 500 mijë doza Pfizer. Pikat se ku janë ndryshimet, nuk bëhen me dije.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama marreveshja me pfizer marreveshja shqiperi-pfizer edi rama marreveshja me pfizer marreveshja shqiperi-pfizer

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 20:18

TIRANË– Pastori Paulin Vilajeti është shprehur se ka shumë burra e njerëz që vrasin për shkak të një presioni e dhune që kanë në familjen e tyre. I f...